Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ekzekutohet Një I Ri Në Rrugën Don Bosko
English

Ekzekutohet Një I Ri Në Rrugën "Don Bosko"

, Në tIRANë TIRANË; 18 Korrik /ATSH, Mira Shkurta/ - Një i ri është qëlluar me armë zjarri në kokë, gjatë mbrëmjes të së dielës rreth orës 21.30, në një lokal në rrugën "Don Bosko" në Tiranë. Menjëherë në vendngjarje, në afërsi të Spitalit Ushtarak, kanë shkuar forcat e policisë të cilët pas mbledhjes së të dhënave dhe kryerjes së ekspertizës, bënë të ditur se viktima quhet Gëzim Marku. Ai u qëllua në kokë nga Artur Meçi, shtetas i cili është shpallur në kërkim. Policia e Shtetit, nga hetimet e para ka rezultuar se viktima ka qenë i ulur në të njëjtën tavolinë me shtetasin Marku dhe motrën e këtij të fundit, ku edhe dyshohet se është ekzekutuar nga një distancë e afërt pas një debati për shkak se, viktima Marku ka premtuar fejesë me të motrën e shtetasit Meçi. Sipas burimeve të policisë, mënjëherë pas ngjarjes së rëndë u shoqërua motra e autorit të kësaj ngjarjeje të rëndë, për të dhënë sqarime të mëtejshme, ndërsa shtetasi Artur Meçi është shpallur në kërkim. Gjithashtu, policia ka bërë të ditur se janë shoqëruar punonjësit e lokalit, klientë të tjerë, por edhe dëshmitarë të rastit që ndodheshin pranë vendngjarjes, ndërsa sqarohet se është duke u negociuar me familjarët e autorit, që ky i fundit të dorëzohet në polici. /e.p/
KOMENTE