Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Japoni - Të Paktën 10 Të Vdekur Nga Shirat E Rrëmbyeshëm
English

Japoni - Të Paktën 10 Të Vdekur Nga Shirat E Rrëmbyeshëm

TOKIO, 18 korrik /ATSH-AFP/ - Bilanci i shirave të rrëmbyeshëm që ranë këtë javë në perëndim të Japonisë arriti sot në 10 të vdekur, pas gjetjes së një trupi pranë një lumi. Kufoma e një burri 26 vjeç u gjet përgjatë lumit Kiso, në prefekturën Gifu, në qendër, njoftoi policia. Forcat e vetëmbrojtjes, emri zyrtar i ushtrisë japoneze, kanë përdorur këtë javë helikopterë dhe anije për t'u ardhur në ndihmë banorëve të kapur në befasi nga rritja e nivelit të ujërave të cilat përmbytën fusha dhe zona të banuara. Verën e kaluar, 25 persona kanë vdekur në Japoni nga përmbytjet ose nga rrëshqitjet e tokës të shkaktuara nga shira të rrëmbyeshëm. /I.Pu.
KOMENTE