Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Klinton në Pakistan për bisedime strategjike
English

Klinton në Pakistan për bisedime strategjike

Islamabad, 18 Korrik, NOA – Në fillim të një turneu të ndërmarrë prej saj në Azinë Jugore, sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, viziton Pakistanin.

Lajmi bëhet me dijeni nga burimet zyrtare të Shtëpisë së Bardhë, sipas të cilave, kjo vizitë e Klintonit në Pakistan, ka për qëllim që të diskutojë disa pika strategjike të bashkëpunimit mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe këtij vendi me rëndësi të rajonit të Lindjes së Mesme.

Në këtë kuadër, pritet që Hillari të diskutojë me palën pakistaneze objektivat e luftës në Afganistan, ndërsa do të theksojë edhe nevojën e bashkëpunimit ndërmjet Afganistanit e Pakistanit në këtë luftë.

Ndërkaq, bëhet me dijeni se dy ditë më vonë, Klinton do të marrë pjesë në një konferencë ndërkombëtare në Kabul të Afganistanit.

Gjatë saj, ajo parashikohet të nënvizojë përkushtimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për ta mbështetur qeverinë afgane.

n.e/NOA

KOMENTE