Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kosove - Feith: Raundi I Dyte I Zgjedhjeve Ne Partesh, Nje Hap Tjeter I Rendesishem
English

Kosove - Feith: Raundi I Dyte I Zgjedhjeve Ne Partesh, Nje Hap Tjeter I Rendesishem

M PRISHTINË, 18 Korrik /ATSH-B.Jashari/.- Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar (ICR), Pieter Feith, mirëpret raundin e sotëm të dytë, të fundit, të zgjedhjeve lokale për komunën e re të Parteshit, si një hap tjetër të rëndësishëm për Kosovën. "Përgëzoj Qeverinë për përkushtimin e saj ndaj decentralizimit, kandidatët në zgjedhje dhe më së shumti qytetarët që po e marrin të ardhmen në duart e tyre dhe po dalin në votime", tha Feith në një deklaratë të shpërndarë pak më parë nga zyra e tij. "Kam besim se kjo do të hapë një kapitull të ri për qytetarët e Parteshit, të cilët tani e tutje do të kenë më tepër qasje në vendimmarrje për çështjet që kanë ndikim në jetën e tyre të përditshme", shtoi ai. "Ky është një hap tjetër i rëndësishëm për implementimin e zotimeve të marra përmes Kushtetutës së Kosovës dhe Propozimit Gjithëpërfshirës të Statusit për të ndërtuar të ardhmen e Kosovës si një vend i lirë dhe demokratik, i cili do të jetë atdheu i të gjithë qytetarëve pavarësisht përkatësisë së tyre etnike", thekson Feith. Parteshi, komuna e katërt e re e Kosovës nga pesë komunat e reja me shumicë serbe të Paketës Ahtisaari, përmbyll sot zgjedhjet me votimin në balotazhin për kryetar të komunës, pas raundit të parë të zhvilluar më 20 qershor, kur pati një pjesëmarrje 65 për qind, të vlerësuar shembull për vendin. /a.ke/
KOMENTE