Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kryeparlamentarja Topalli anulon axhendën e Zvicrës, shkon te familjarët e aksidentit
English

Kryeparlamentarja Topalli anulon axhendën e Zvicrës, shkon te familjarët e aksidentit

RAPORTIMI I NOA, MINUTE PAS MINUTE

SHIKONI FOTOT TE GALERIA - FOTOT E REJA TE GALERIA

Fushë Arrëz, 18 Korrik 2010 NOA Foto update - Për shkak të aksidentit tragjik, ku humbën jetën 14 persona e u plagosën 12 të tjerë, Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ndërpreu aktivitetin zyrtar në Zvicër dhe menjëherë pas mbërritjes u nis për në Fushë-Arrëz.

Zonja Jozefina Topalli u ndal për të ndarë dhimbjen me familjen Mustafa, ku nga tragjedia e rëndë humbën jetën bashkëshortët Adem dhe Lavdie Mustafa dhe vajza e tyre e vogël, Edona 12 vjeçe.

Bashkë me shumë deputetë të Kuvendit, si Ndue Paluca, Arenca Troshani, Astrit Bushati, Gëzim Dibra Gjokë Uldedaj e të tjerë, Kryetarja e Kuvendit ngushëlloi familjarët që humbën të dashurit e tyre dhe garantoi se shteti do të kujdeset për katër fëmijët që mbetën pa prindërit dhe motrën e tyre.

“Jemi të gjithë shumë të shokuar e të tronditur nga kjo tragjedi tha zonja Topalli. Kjo është një tragjedi e dhimbshme dhe ditë zie, jo vetëm për familjen Mustafa por për të gjithë ne, për të gjithë shqiptarët. Lusim Zotin që katër fëmijët e tjerë që ndodhen në spital, të kenë jetën e gjatë. Shteti do të bëjë kujdesin më të madh për shëndetin e tyre dhe do jetë gjithmonë pranë këtyre fëmijëve që humbën nënën, babain dhe motrën e vogël Edona nga ky aksident i tmerrshëm”, - u shpreh Topalli,

Kryetarja e Kuvendit dhe deputetët bënë një vizitë ngushëllimi edhe në familjen Marku, familje që ka humbur nusen e shtëpisë dhe fëmijën e vogël të saj 6 vjeç.

Humbja e fëmijës 6 vjeçar është një dhimbje shumë e madhe tha zonja Jozefina Topalli. E po ashtu edhe ndarja nga jeta e nënës së re është një fatkeqësi jashtëzakonisht e rëndë si për ju dhe për të gjithë.

Familjarët e familjes Marku thanë se ndërhyrja e menjëhershme e Kryeministrit Berisha ishte shpëtimtare për vajzën e tyre të vogël si dhe për të afërm të tjerë. Ata falënderuan për ndërhyrjen e menjëhershme dhe thane se “falën ndërhyrjes së Kryeministrit që na u gjend pranë dhe masave të menjëhershme që u morën u shpëtuan shumë jetë të tjera”.

a.b/NOA

Zbardhen shkaqet e tragjedisë rrugore me 14 të vdekur

Berisha te familja Marku: Fatkeqësia, të gjithë shqiptarët qajnë me ju

Ngushëllimet në familjet e viktimave, drejt Fushë Arrëzit edhe disa deputetë

Krasniqi: Kosova ndan me Shqipërinë dhimbjen për aksidentin

Gjendja kritike e 9-vjeçarit, anulohet transportimi i tij në Sanatorium

Tragjedia e rëndë, e pranishme edhe në mediat e huaja

Familja Mustafa, pushtohet nga zia për tre viktimat

Shefi i Reanimacionit: Shëndeti i të plagosurve, po përmirësohet

Aksidenti tragjik me 14 të vdekur, sot Shqipëria në zi kombëtare
KOMENTE