Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pakistan - Klinton I Kërkon Autoriteteve Më Shumë Angazhim Në Luftën Kundër Terrorizmit
English

Pakistan - Klinton I Kërkon Autoriteteve Më Shumë Angazhim Në Luftën Kundër Terrorizmit

ISLAMABAD, 18 korrik /ATSH-AFP/ - Shefja e diplomacisë Amerikane, Hilari Klinton, i bëri sot thirrje Pakistanit "të marrë më shumë masa kundër terrorizmit", në një interviste menjëherë pas mbërritjes së saj në Islamabad. "Ne ende kërkojmë masa shtesë dhe presim që pakistanezët t'i marrin ato", deklaroi Klinton për BBC-në. Ajo vuri në dukje se Uashingtoni dhe Islamabadi ka rritur bashkëpunimin në luftën kundër terrorizmit. Por Klinton paralajmëroi se "nëse ndonjë atentat do ta kishte origjinën nga Pakistani, atëherë marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve do të përkeqësoheshin". Autorësinë e sulmit të dështuar në "Times Square" të Nju Jorkut në muajin maj, për të cilin akuzohet pakistanezi Faisal Shahzad, e ka marrë grupi taleban pakistanez "Therik-e-Taliban". /e.v/
KOMENTE