English

Pasqyra E Shtypit Te Kosoves

PRISHTINË, 18 Korrik /ATSH-B.Jashari/.- Më poshtë vijojnë titujt kryesorë të gazetave të Kosovës të ditës së sotme: "Koha Ditore" BETEJA NË MBROJTJE TË STATUSIT VAZHDON NË OKB - Prishtina e Beogradi përgatiten për t'u ballafaquar në New York pas opinionit të GJND-së - Kosova, bashkë me partnerët e saj ndërkombëtarë, është duke bërë përpjekje që ta evitojë mundësinë e nxjerrjes së ndonjë rezolute nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, përmes së cilës do të kërkohej hapja e çështjes së statusit të shtetit. Foto lajmi: Katërmbëdhjetë pasagjerë kanë humbur jetën në një aksident tragjik, të shtunën pasdite, në aksiin e vjetër rrugor Rrëshen - Fushë-Arrëz, në verilindje të Shqipërisë. Aksidenti ka ndodhur kur autobusi i linjës Durrës - Fushë-Arrëz ka dalë nga rruga duke rënë rreth 500 metra në greminë Tituj të tjerë: -Më 26 korrik BE-ja diskuton për Kosovën -Një delegacion kosovar udhëton për vizitë zyrtare në SHBA -Policia 70 për qind të patrullimeve në këmbë -Auditorët demantojnë Shalën për dividendin e PTK-së -IPOL-i EULEX-it: Pa deklarata ambicioze, nëse s'ka rezultate -AAK-ja gati t'ia bëjë edhe me Kosumin si me Dugollin "Kosova Sot" AS PAZARE ME TERRITORE, AS EKSTERRITORIALITET - Kosova këmbëngul në pacënueshmërinë e territorit të vendit Tituj të tjerë: -Aksident me bilanc tragjik në aksin Rrëshen-Fushë Arrëz - Autobusi bie në greminë, të paktën 14 të vdekur -Më 26 korrik BE-ja diskuton për Kosovën -Parteshi voton në balotazhin për kryetar komune -Editoriali - Kurrë mos thuaj "kurrë" "Express" PO, BAN - Kryediplomatja europiane Catherine Ashton është pajtuar me Ban-Ki-moon që BE dhe OKB të koordinohen për bisedimet e ardhshme mes Kosovës dhe Serbisë. Ajo ka caktuar këshilltarin e saj Rober Cooper që të bashkëpunojë me Lamberto Zannierin rreth dialogut, pas vendimit të GJND-së për Kosovën. Tituj të tjerë: -I hap letrat - Disa dokumente hetuesit e EULEX-it i kanë marrë nga PTK, kurse disa të tjera Kryeshefi i PTK-së, Shyqyri Haxha, i ka dërguar vetë në EULEX. -Rruga amerikane - Kryeministri Hashim Thaçi niset sot për vizitë zyrtare në SHBA. -Parteshi zgjedh kryetarin - Sot zhvillohet raundi i dytë i zgjedhjeve për Kryetar të Parteshit. "Bota Sot" JANË PJESËTARË TË POLICISË SË KOSOVËS, RAPORTOJNË NË MUP-in SERB! - Policët serbë të PK-së jashtë komandës së Prishtinës Tituj të tjerë: -Shqipëria ka ligje që kriminalizojnë dhunën në familje - Kryeparlamentarja Topalli në Zvicër -Sillen korridoreve, dënohen me vetëm 80 ? - "Dënim" se jo mahi për deputetët e Kuvendit të Kosovës -Së shpejti "riformatizohen" edhe ambasadorët -Kush po spekulon lidhur me "ndarjen" e Kosovës? -Shqipëri - Legalistët janë për hetimin e Masakrës së Tivarit "Zëri" GJND NË FAVOR TË KOSOVËS - Pavarësisht planeve të Beogradit, strategjia e Kosovës pas GJND, sipas Kuçit, do të jetë e koordinuar me partnerët ndërkombëtarë Tituj të tjerë: -Analizë - Strategji, jo spontanitet pas GJND-së -Mospajtime për kryedoganierin -EULEX në kërkim të identitetit -"Deti" i Kosovës /a.ke/
KOMENTE