Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Policia/ Emrat E 14 Personave Që Humben Jetën Në Aksidentin Tragjik
English

Policia/ Emrat E 14 Personave Që Humben Jetën Në Aksidentin Tragjik

TIRANE, 18 Korrik./ATSH, A.Gegvataj /-Policia e Shtetit ka zyrtarizuar emrat e 14 personave të cilët humbën jetën në aksidenti tragjik të ditës së djeshme kur autobusi i linjës Tiranë-Fushë -Arrës pasi doli nga rruga, përfundoi në humnerë nga një largësi 400-500 metra në fshatin Dom të komunës Gjegjan. Policia deklaroi se kanë humbur jetën në ngjarjen e rëndë të ditës së djeshme 14 shtetas, përkatësisht: 1. Arsen Gjon Marku, 8 vjeç, nga fshati Shkozë, Pukë 2. Paulin Lazër Gjoni, 28 vjeç, nga fshati Shkozë, Pukë 3. Mimoza Mhill Dyzeni, 29 vjeç, nga Kurbini 4. Adem Mustafa, 52 vjeç, nga Fushë-Arrësi, Pukë 5. Marte Ndue Lleshi, 31 vjeç, Mamurras 6. Alma Nikollë Marku, 33 vjeç, nga fshati Shkozë, Pukë 7. Fran Llesh Paloka, 22 vjeç, nga fshati Gojan, Pukë, 8. Gjovalin Gjin Pera, 15 vjeç, nga Gjegjani, Pukë 9. Prengë Dyzeni, 38 vjeç, banues në Kurbin, 10. Zef Mark Frroku (Gjergji), 47 vjeç, banues në Gjegjan 11. Marie Prenga, rreth 60 vjeç, nga Shkozë, Pukë 12. Adela Paulin Prenga, 14 vjeç, nga Shkozë, Pukë 13. Lavdie Hysen Mustafa, vjeç 41, nga Fushë-Arrësi, Pukë 14. Edona Adem Mustafa, vjeç 12, nga Fushë-Arrësi, Pukë Aksidenti tragjik ndodhi rreth orës 17.00 të ditës së shtunë në fshatin Dom të komunës Gjegjan në Fushë Arrës dhe mendohet se shkak i tij kanë qenë shirat që kanë përfshirë këtë zonë. Sipas policisë autobusi me pasagjerë i linjës Fushë Arrës- Durrës, me targë PU 13-30 A,me të cilin po uhdëtonin 26 persona drejtohej nga Zef Mark Gjergji, 45 vjeç nga fshati Gojan i rrethit të Pukës. Qeveria shqiptare e ka shpallur 18 korrikun, dite zie kombetare, në nderim të viktimave të aksidentit tragjik në Fushë- Arrëz./n.m/
KOMENTE