Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Presidenti i Republikës: Bilanci i aksidenteve, numri është shumë i madh
English

Presidenti i Republikës: Bilanci i aksidenteve, numri është shumë i madh

Z. Topi viziton sërish të plagosurit e aksidentit rrugor dhe apelon për rritjen e standardit të edukatës së qarkullimit rrugor

Tiranë, 18 Korrik 2010 NOA - Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi, i shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm, Aleksandër Flloko dhe Drejtori i Kabinetit, Dashamir Xhaxhiu dhe anëtarë të tjerë të Kabinetit vizitoi sërish sot paradite në Spitalin Ushtarak, të plagosurit që i mbijetuan aksidentit tragjik rrugor të autobusit në aksin Rrëshen-Fushë Arrëz.

I shoqëruar nga Drejtori i Spitalit Ushtarak, Bedri Miha dhe nga mjeku koordinator Erjon Spaho, Kryetari i Shtetit shqiptar u ndal në dhomat ku janë shtruar dhe po kurohen të plagosurit e nxjerrë tashmë nga reanimacioni, midis të cilëve janë edhe disa fëmijë duke u interesuar personalisht dhe nga afër për gjendjen e tyre shëndetësore.

Pasi u takua dhe u përshëndet edhe me ekipin mjekësor duke e falënderuar për punën profesionale e të palodhur, Presidenti Topi u shpreh para mediave të pranishme, të cilat e pyetën se si paraqitet gjendja e pacientëve:

“Natyrisht gjendja e pacientëve, që janë jashtë reanimacionit, – besoj që keni komunikuar edhe mjekët, – është e stabilizuar. Ata që janë në reanimacion kanë një prognozë të rezervuar, por i kanë të gjitha mundësitë me gjithë këtë shërbim shumë profesional e shumë të kualifikuar për ta kaluar situatën. Ne shpresojmë që ta kalojnë, sepse biologjia është biologji! Ajo që mund të them është që asgjë s’u ka munguar dhe kanë një kujdes të jashtëzakonshëm. Unë do të dëshiroja të përgëzoja edhe njëherë punën e ekipit mjekësor, sepse në të tilla raste kur aksidentet janë të këtyre përmasave, kërkohet edhe një organizim shumë i veçantë! Kështu që shpresojmë që kjo situatë të kalohet hap pas hapi!”

I pyetur se cili do të ishte apeli i tij për drejtuesit e automjeteve dhe se çfarë mund të bëhet më shumë, duke patur parasysh rritjen e numrit të aksidenteve rrugore, Presidenti Topi u përgjigj:

“Unë në bisedë me mjekët trajtova pikërisht këtë çështje. Traumatologjia këtu në Spitalin Ushtarak është mësuar që të presë çdo ditë viktima aksidentesh. Kjo mori përmasa shumë tragjike, sepse numri është shumë i madh, katërmbëdhjetë, por po të bësh bilancin e aksidenteve, sidomos në sezonin e verës, numri është shumë i madh. Padyshim që apeli i parë i jepet çdo qytetari. Duhet ta vlerësojmë të gjithë, sepse jeta jepet vetëm njëherë! Jeta është shumë e shtrenjtë dhe për jetën duhet të kujdesemi! Dhe unë mendoj që është një apel që u shkon të gjithë drejtuesve të automjeteve, sidomos atyre që i shërbejnë publikut që duhet të bëjnë patjetër një kujdes të jashtëzakonshëm e të mendojnë për jetën e tyre!

Pra është një apel shumë i rëndësishëm: Duhet të rritet ndjeshëm standardi i edukatës së qarkullimit rrugor! Duhet të bashkëpunojmë me forcat e rendit! Duhet të bashkëpunojmë me ligjin! Nuk duhet parë polici rrugor si personi që të vendos gjobën, përkundrazi! Ai duhet të shikohet si personi që i shërben ligjit, që u shërben qytetarëve, që i shërben atij që i jep makinës, por edhe atij që është këmbësor! Pra ky është apeli që unë mund të jap sot: mos mendoni vetëm ditën e tragjedive të mëdha! Shteti ka strukturat e veta, por çdo qytetar duhet të sillet në mënyrë shumë të qytetëruar! Të mendojë për veten, të mendojë për fëmijët! Sidomos drejtuesit e automjeteve duhet të kenë kujdes, sepse jemi në kulmin e sezonit të turizmit dhe ju i keni parë rrugët që janë plot, lokalet dhe plazhet janë plot. Pra duhet bërë kujdes! E thashë edhe njëherë, kujdesi për jetën është kujdesi parësor, por më i madhi është kujdesi për fëmijët, sepse ata janë qenie që detyrimisht janë nën kujdesin e të rriturve!””, - ishte apeli i z.Topi.

I pyetur nëse do të ketë një ndihmë ekonomike nga shteti për familjet e traumatizuara të viktimave, Presidenti Topi theksoi: “Ju të gjithë e dëgjuat prononcimin, edhe të Kryeministrit, i cili premtoi dhe natyrisht që në tragjedi të kësaj natyre, është në detyrimin e qeverisë dhe besoj që do të merren të gjitha masat, jo vetëm për kalimin e kësaj situate traumatike, që është edhe psikologjike, por besoj për të gjitha trajtimet e mëtejshme. Sikurse edhe në rastet e tjera, edhe në këtë rast patjetër që do të ketë një trajtim nga shteti”.

r.n/NOA

RAPORTIMI I NOA, MINUTE PAS MINUTE

SHIKONI FOTOT TE GALERIA - FOTOT E REJA TE GALERIA

Zbardhen shkaqet e tragjedisë rrugore me 14 të vdekur

Berisha te familja Marku: Fatkeqësia, të gjithë shqiptarët qajnë me ju

Ngushëllimet në familjet e viktimave, drejt Fushë Arrëzit edhe disa deputetë

Krasniqi: Kosova ndan me Shqipërinë dhimbjen për aksidentin

Gjendja kritike e 9-vjeçarit, anulohet transportimi i tij në Sanatorium

Tragjedia e rëndë, e pranishme edhe në mediat e huaja

Familja Mustafa, pushtohet nga zia për tre viktimat

Shefi i Reanimacionit: Shëndeti i të plagosurve, po përmirësohet

Aksidenti tragjik me 14 të vdekur, sot Shqipëria në zi kombëtare
KOMENTE