Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Real, Ozil largon Rikardo Kaka nga Madridi
English

Real, Ozil largon Rikardo Kaka nga Madridi

Madrid, 18 Korrik 2010 NOA – Të dhënat po vazhdojnë të shtohen dhe të gjitha së bashku të çojnë në një përfundim: Kaka sezonin e ardhshëm mund të mos jetë pjesë e ekipit të Realit të Madridit.

Në këtë situatë të krijuar në ambientet e klubit të Realit në lidhje me lojtarin brazilian, janë drejtuesit e Çelsit, të cilët po ndjekin me mjaft kureshtje mbarëvajtjen e saj. Ançeloti gjithmonë ka shprehur dëshirën e tij për të pasur Kaka në radhët e ekipit.

Duke parë që Murinjo po kërkon me ngulm që pjesë të skuadrës të bëjë mesfushorin gjerman të Verderit, Mesut Ozil, atëherë lihet mjaft qartë të kuptohet se Kaka nuk bën pjesë në planet e portugezit.

Me ardhjen e Ozil tek skuadra e Realit, tratativë e cila po kërkohet të përfundohet sa më shpejt, largimi i Kaka bëhet gjithmonë e më i sigurt.

r.b/NOA

KOMENTE