Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rripi I Gazës - Ashton Kërkon Hapjen E Plotë Të Pikave Të Kalimit
English

Rripi I Gazës - Ashton Kërkon Hapjen E Plotë Të Pikave Të Kalimit

GAZA (Territoret palestineze), 18 korrik /ATSH-AFP/ - Shefja e diplomacisë evropiane Catherine Ashton, e cila ndodhet për vizitë sot në Rripin e Gazës, kërkoi hapjen e plotë të pikave të kalimit kufitar për të rimëkëmbur territorin palestinez që i është nënshtruar një bllokade izraelite. "Zgjidhja është hapja e pikave të kalimit", u shpreh Ashton gjatë vizitës së dytë brenda katër muajve në Gaza. "Njerëzit këtu i dinë dhe i kuptojnë nevojat për sigurinë e Izraelit. Por, kjo nuk mund të pengojë mundësinë e arritjes së qarkullimit të lirë të mallrave për dhe nga Gaza në mënyrë që shtëpitë të rindërtohen, që fëmijët të mund të frekuentojnë shkollat që funksionojnë normalisht dhe që tregtia të rilindë", deklaroi britanikja gjatë një konference shtypi. Izraeli ka pranuar lehtësimin e bllokadës së Rripit të Gazës si pasojë e presioneve të forta ndërkombëtare pas vdekjes së nëntë turqve në sulmin e marinës së tij më 31 maj kundër një flotiljeje humanitare që po përpiqej të hynte në enklavën palestineze. Shteti hebre ka autorizuar veçanërisht hyrjen e mallrave të konsumit për projekte të komunitetit ndërkombëtar të miratuara nga Autoriteti palestinez. Por, evropianët kërkojnë, përveç shtimit të pikave të kalimit, rifillimin e eksporteve që nga Rripi i Gazës dhe liberalizimin e kushteve të qarkullimit të personave në të dy anët e territoreve palestineze. Gjatë vizitës së saj disa orëshe, përfaqësuesja e lartë e BE-së për Çështjet e Jashtme vizitoi disa objekte të agjencisë së OKB-s për refugjatët palestinezë (UNRWA) dhe të programeve të ndihmës për sektorin privat të financuar nga BE-ja. Por, ajo nuk u takua me asnjë përfaqësues të lëvizjes islamike Hamas, që mori me forcë kontrollin e Rripit të Gazës në qershor të vitit 2007 dhe që vazhdon të konsiderohet nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara si organizatë terroriste. Vizita e saj në Gaza zhvillohet në kuadrin e një vizite tri ditore të Ashton në Territoret palestineze dhe në Izrael. Ajo pritet të takohet sot me kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu si dhe me ministrat e Mbrojtjes dhe të Jashtëm izraelitë, Ehud Barak dhe Avigdor Lieberman. Rreth 20 OJQ i kanë kërkuar BE-së të këmbëngulë për heqjen e plotë të bllokadës së Gazës me rastin e vizitës së Ashton në Gaza. Vizita e saj përkon me një ecejake të vërtetë diplomatike në rajon lidhur me përpjekjet e administratës amerikane për arritjen e një rifillimi të shpejtë të bisedimeve të drejtpërdrejta të paqes mes palestinezëve dhe izraelitëve. "I nxis Autoritetin palestinez dhe Izraelin të fillojnë bisedime thelbësore për të gjitha problemet lidhur me një zgjidhje përfundimtare", bëri të ditur ajo. /I.Pu.
KOMENTE