Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Spanja, përfundimisht e çmendur pas oktapodit Paul
English

Spanja, përfundimisht e çmendur pas oktapodit Paul

Madrid, 18 Korrik 2010 NOA/ Rid Bulku - Kopshti zoologjik i Madridit kërkon ta sjellë në Spanjë oktapodin Paul dhe më pas ta shndërrojë atë në një objekt tërheqjeje të vëmendjes për turistët e pafund.

Gjatë zhvillimit të Botërorit 2010, Paul parashikoi në mënyrë të saktë 7 ndeshjet e Gjermanisë dhe më pas shfaqi aftësitë e tij dhe në finalen e fituar pikërisht nga spanjollët, ku kjo përfaqësuese për herë të parë u shpall kampione e botës.

Përgjegjësi i kopshtit zoologjik në Madrid, Javier Diaz, ka bërë të ditur se është në tratativa me Oberhausen për një shkëmbim të kafshëve ku kundrejt oktapodit dy vjeç e gjysmë, të jepet një peshkaqen ose kundrejt një pagese në të holla.

Megjithatë, me sa është bërë e ditur nga zëdhënësi i kopshtit zoologjik të Tunja Munzing, kjo ofertë është refuzuar dhe është pohuar se ata janë mjaft të lumtur për qëndrimin e Paul dhe çdo ofertë tjetër e këtij lloji do të refuzohet në të njëjtën mënyrë.

r.b/NOA

KOMENTE