Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Studim/ Tirana Në Listën E 9 Metropoleve Në Rrezik Nga Tërmetet
English

Studim/ Tirana Në Listën E 9 Metropoleve Në Rrezik Nga Tërmetet

TIRANË, 18 Korrik /ATSH- Gjergji Mima/ - Përfundimet e një studimi të Universitetit të Kalifornisë në SHBA, janë ndoshta të mjaftueshme për të ngjallur frikë edhe tek ne në Shqipëri, pasi kryeqyteti, Tirana renditet në listën e 9 metropoleve të botës në rrezik nga tërmetet. Studimi i publikuar në gazetën amerikane, "New York Times" dhe gazetën italiane "La Repubblica", thotë se brenda 40 viteve të ardhshme, këto metropole kanë gjasa të goditen nga tërmetet dhe jo vetëm kaq. Sipas studimit, "për shkak të mbipopullimit të shpejtë dhe ndërtimeve që janë përpjekur të ndjekin ritmin e mbipopullimit, do të mjaftonte që goditja të ishte 6 deri në 7 ballë që pasojat të ishin shkatërruese në këto metropole". "Rritja e popullsisë urbane që do të shtohet rreth 2 miliard brenda gjysmës së këtij shekulli po "prodhon" pa e kuptuar një armë të fuqishme të shkatërrimit në masë: shtëpitë". Kështu e nis komentin e vet në perfundim të këtij studimi, Roxher Bilham, profesor i Universitetit të Kalifornisë. Në studimin e tij është publikuar edhe një "hartë e ardhshme tërmetesh", pra një listë e qyteteve kryesore që rrezikohen më shumë në botë. Bëhet fjalë sipas studimit, për qytete ku ka gjasa të ndodhë një tërmet katastrofik në 40 vitet e ardhshme. "Duket se lëvizjet sizmike preferojne të godasin atje ku janë pikat tona të dobëta", ka thënë Mustafa Eridk, drejtor i Institutit të inxhinierisë në Stamboll, duke analizuar studimin e profesor Bilham dhe letrën e tij botuar në gazetën "New York Times". "Stambolli, p.sh., është një qytet "i dobët" për sa i përket pikëvështrimit sizmik që është rritur me një shpejtësi të madhe. Në vetëm 50 vjet ka kaluar nga 1 milion, në 10 milionë njerëz, që jetojnë pjesën më të madhe në ndërtime të kryera pa asnjë kriter antitërmet, apo antisizmik", shprehet Eridk. Ai shton edhe se "një tërmet, si ai që goditi Haitin, në Stamboll mund të shkaktojë nga 30 deri në 40.000 viktima dhe të lëndojë të pakten 120.000. Jane të shumta ndërtesat e bëra në lartësi, pa marrë parasysh kapacitetet strukturore të kolonave apo të mureve mbështetëse. Ka prej tyre që janë të rrezikshme edhe pa pasur lëkundje sizmike. Shumë ndërtime të bëra me rërë deti dhe hekur, janë edhe më të brishta ndaj lëkundjeve sizmike". "Janë bomba me sahat edhe Karaci në Pakistan, Katmandu në Nepal, Lima në Peru dhe disa qytete të tjera të mbipopulluara me shpëjtesi", shpjegon Bilham, në "New York Times". Për Teheranin, Bilham ka llogaritur që një lëkundje si ajo e Haitit, mund të sjellë vdekjen e 1 milion njerëzve. Në fakt, për sa i përket Teheranit, disa gjeologë iranianë shumë herë i kanë bërë presion qeverise për ta spostuar kryeqytetin, i cili gjendet pikërisht mbi një epiqendër sizmike shumë aktive". Por, situata është e rënde edhe në qytete të vendeve të industrializuara, apo në zhvillim. Pra, edhe në Europë. Në Lisbonë, Mesinë, Tiranë, Athinë ka gjasa qe lëkundjet sizmike, edhe pse jo të forta (6°-7° Rihter) të jenë katastrofike. Dhe të mos harrojmë: Ndërtimet janë vetëm një nga grackat vdekjeprurëse në raste tërmetesh. - Kryeqytetet në rrezik nga tërmetet, ku brenda 40 viteve parashikohet një termet shkatërrues: Stambolli - Turqi Karaci - Pakistan Katmandu - Nepal Lima - Peru Teherani - Iran Lisbona - Portugali Mesina - Itali Tirana - Shqipëri Athina - Greqi./n.m/
KOMENTE