Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Tragjedia, 1 fëmijë i plagosur transportohet drejt Sanatoriumit
English

Tragjedia, 1 fëmijë i plagosur transportohet drejt Sanatoriumit

Tiranë, 18 Korrik, NOA – Ndërsa gjendja e të plagosurve të tragjedisë fatale rrugore që ndodhi dje në veri të vendit vazhdon të jetë e rënduar, mësohet se njëri prej tyre do t’i drejtohet Sanatoriumit, për shkak të dëmtimeve që ka shfaqur në aparatin e frymëmarjes.

Lajmi konfirmohet nga mjekët e Spitalit Ushtarak për agjencinë e Lajmeve NOA, duke konfirmuar se fjala është për fëmijën 9-vjeçar Erikson Peraj, i cili mësohet se gjendet në një situatë kritike për jetën dhe kjo për shkak të dëmtimeve që ka pësuar në mushkëri gjatë momentit të aksidentit.

Ndërkaq, mësohet se është edhe një i lënduar tjetër nga aksidenti, për të cilin mjekët janë duke diskutuar nëse edhe ai duhet të transportohet drejt Sanatoriumit, pasi ka shfaqur dëmtime në mushkëri ... (vijon).

n.e/NOA

KOMENTE