Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vlorë: Temperatura Të Larta, Kushte Të Favorshme Lundrimi
English

Vlorë: Temperatura Të Larta, Kushte Të Favorshme Lundrimi

VLORË, 18 korrik/ATSH-H.Koçi/.-Kushtet meteorologjike sot në gjirin detar të Vlorës pritet të jenë të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në pjesën e parë të ditës, por më pas vranësirat do të vijnë duke u shtuar dhe në mesditë do të arrijnë në nivel mesatar. Kjo situatë do të shoqërohet me përqindje të lartë të lagështisë në ajër që pritet të arrijë vlerën maksimale në 70 përqind dhe nivel avullimi deri në 6 përqind. Kushtet e lundrimit do të jenë të favorshme për të gjitha mjetet, ç'ka ka bërë që mbi 20 peshkarexha të dalin çdo ditë për gjueti në hapësirën detare brenda dhe jashtë gjirit të Vlorës. Burime të Kapitenerisë së Portit bënë të ditur për ATSH-në se, sot era do të vazhdojë në ketë drejtimin në kuadratin Perëndim-Veriperëndim, me shpejtësi nga 2-4 m/sek, deri në 4-6 m/sek në afërsi të bregut të detit. Temperaturat e ajrit do të arrijnë vlerat maksimale në 34-36 gradë celsius dhe ato minimale në 22-24 gradë celsius. Valëzimi parashikohet të jetë 0-1 ballë brenda gjirit detar dhe 3-4 ballë në det të hapur. /n.m/
KOMENTE