English

Avokatët e Delijorgjit dhe Pinarit në seancë: Të lirohen, u ka skaduar paraburgimi

Tiranë, 19 korrik, NOA – Të pandehurit e tragjedisë së Gërdecit të cilët po mbahen në qeli prej mëse 1 viti e 4 muaj, duhet të lirohen tashmë pasi u ka skaduar afati i paraburgimit.

Ky është pretendimi që avokatët e tyre kanë ngritur gjatë seancës së sotme të procesit “Gërdeci”, duke ndeshur në kundërshtimin e ashpër të përfaqësuesve të organit të akuzës, sipas të cilëve të pandehurit duhet të qëndrojnë në qeli, derisa të njihen me vendimin e gjykatës.

Duke kërkuar rrëzimin e kërkesës së avokatëve të të pandehurve të Gërdecit, prokurorët kanë pohuar se “afatet në paraburgim nisin kur mbërrin dosja në gjykatë”.

Por nuk ka qenë i këtij mendimi avokati Haxhia i të pandehurit Mihal Delijorghi, sipas të cilit, ka kaluar 1 vit e 4 muaj dhe ende nuk ka një vendim gjykate rreth akuzave të ngritura ndaj tij.

“Kanë skaduar afatet e paraburgimit dhe prandaj ai e ka humbur fuqinë ligjore”, ishte argumenti me të cilin mbështeti pretendimin e tij avokati Haxhia.

Ndërkaq, edhe avokati Asllani i të pandehurit tjetër të tragjedisë së Gërdecit, Ylli Pinari, ngriti të njëjtin pretendim duke argumentuar se “ka skaduar afati i përmbarimit edhe ndaj klientit të tij”.

Nga ana e tyre, gjykatësit e çështjes në fjalë thanë se do ta japim përgjigjen për këtë çështje në seancën e ardhshme ndërsa trupi gjykues u tërhoq gjysmë ore për vendimin rreth pretendimeve që u ngritën sot ...(vijon).

n.e/NOA

KOMENTE