English

Balla, Berishës dhe Metës: Tregoni pazarin e koalicionit, ndryshe mot nuk ka më buxhet

Tiranë, 19 korrik, NOA - Në vijim të seancës plenare për miratimin e buxhetit të vitit 2010, deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla duke sjellë në vëmendje të njoftimet zyrtare të qeverisë mbi miratimin në mbledhjen e 14 korrikut në qeveri fondin e investimeve prej 3.2 miliard euro të dhëna sipas qeverisë nga institucione financiare europiane dhe ndërkombëtare për infrastrukturën e vendit, deklaroi se këto financime janë të gënjeshtërta.

Sipas Ballës kontrata me bankat është 82 milion euro, ndaj dhe deputeti socialist kërkoi shpjegime se ku janë paratë e tjera të shifrës prej 3.2 miliard euro.

“Sali Berisha duhet të japë llogari për këto supermashtrime”, theksoi Balla.

Sipas tij me shkurtimin e buxhetit bie fuqia blerëse e çdo familjeje shqiptare.

Balla kujtoi këtu të ardhurat e familjes së kryeministrit, të rritura në një vend me krizë ekonomike, me mbi 200 milion euro.

Deputeti Balla nënvizoi se shkurtimi i buxhetit në dy ministri të rëndësishme është mëse 278 milio euro.

Ai theksoi se “aq sa reduktohet buxheti i ministrisë së Ekonomisë, aq është edhe fitimi i ministrit të Ekonomisë, ndaj tha Balla, “Ne i kërkojmë Sali Berishës dhe Ilir Metës të na dëshmojnë sa i kushtoi shqiptarëve pazari i pas zgjedhjeve të 28 qershorit”.

Gjatë fjalës së tij, deputeti Balla i quajti deputetët e PD-së, "një anije me hajdutë", ndërsa qeverinë, si "qeveria e oktapodit Sali".

Duke kujtuar një thënie të një gazetari italian, Balla e quajti qeverinë e Sali Berishës si oktapodin italian të mafias, duke nënvizuar se edhe personazhet famëkeq të mafias italiane që evidentonte filmi i njohur gjejnë fizionominë e tyre brenda kësaj qeverie.

Deputeti Balla, theksoi se në këtë kohë krize ministrat e Berishës po pasurohen.

“Ne kërkojmë nga Berisha dhe Ilir Meta të na tregojnë sa kushtoi pazari i koalicionit Meta-Berisha, pasi vitin e ardhshëm me këto fitime mund të rezultojmë pa buxhet”, përfundoi fjalën e tij në kuvend deputeti i PS-së, Taulant Balla.

mit/NOA

KOMENTE