Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Be: 6.4 Miliardë Euro Për Projekte Kërkimore Dhe Novacioni
English

Be: 6.4 Miliardë Euro Për Projekte Kërkimore Dhe Novacioni

BRUKSEL, 19 korrik /ATSH-ANSA/ - Komisioni Evropian do të investojë në muajt në vazhdim 6.4 miliardë euro për projekte kërkimore dhe novacioni. Bëhet fjalë për kontribute që do të mundësojnë përballjen me problemet që sjellin ndryshimet klimatike, për sigurinë energjetike dhe ushqimore, shëndetin dhe plakjen e popullsisë, shpjegoi sot ekzekutivi i BE-së. Ato që do të përfitojnë nga financimet do të jenë organizatat e kërkimeve, universitetet, industria etj. Sipas Brukselit, ky financim duhet të sjellë krijimin e 165 mijë vendeve të reja pune. "Vetëm për sektorin e shëndetësisë janë parashikuar 600 milionë euro, 1.2 miliardë do të shkojnë për teknologjitë e informacionit dhe komunikacionit, më shumë se 1.3 miliardë për shkencëtarët që janë cilësuar si më kreativët dhe rreth 772 milionë euro do të vihen në dispozicion në formën e bursave për studiuesit e kualifikuar", njoftoi Komisioni. /e.v/
KOMENTE