Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Bode:Ndryshimet Në Buxhet Nuk Prekin Investimet Publike Që Janë Tenderuar
English

Bode:Ndryshimet Në Buxhet Nuk Prekin Investimet Publike Që Janë Tenderuar

TIRANË, 19 Korrik/ ATSH/- Ministri i Financave, Ridvan Bode, theksoi sot në Kuvend se, "ndryshimet në buxhetin e shtetit për vitin 2010 nuk prekin investimet publike që tashmë janë tenderuar, përkundrazi janë intensifikuar financimet për to". Gjatë prezantimit të p/ligjit për rishikimin e buxhetit 2010 në parlament ministri Bode argumentoi se rishikimi i buxhetit vjen pas një reflektimi disa mujor nga ana e qeverisë dhe merr në konsideratë nevojën për maturim në politikat që kanë të bëjnë me vitin 2010. Ministri i Financave theksoi se gjatë 6-mujorit të parë të këtij viti është shënuar një rritje e ndjeshme e eksporteve për të gjitha produktet shqiptare, duke përfshirë edhe industrinë vendase. Kreu i Ministrise së Financave, Ridvan Bode nënvizoi se, " kjo e rritje e eksporteve shoqëruar me rritjen e importeve në nivelin 8% ka sjellë për rrjedhojë përmirësimin e ndjeshëm të bilancit tregtar dhe bilancit të pagesave". Më tej, Ministri i Financave vuri në dukje se, " është regjistruar rritje e investimeve të huaja direkte, që është evidentuar edhe nga Banka e Shqipërisë". Përsa i takon rritjes së të ardhurave, Ministri sqaroi se, " kjo rritje ka qenë konsistente me 27% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, ndërsa të ardhurat nga tatimet dhe doganat janë rritur me 24%". Zoti Bode vuri në dukje se për 6 mujorin e ardhshëm parashikohet një ulje e shpenzimeve operative dhe të mirëmbajtjes, ndërsa do të mbetet e paprekur, madje do të kenë rritje shpenzimet për pagat dhe pensionet nga 2% deri në 12%. Duke vijuar me prezantimin e objektivave të Qeverisë, Ministri i Financave theksoi se synohet të ruhet niveli i borxhit aktual në 59.9% me tendencë rënieje deri në nivelin 54%. Ndërsa Fondi Monetar Ndërkombëtar ka kërkuar që deficiti vjetor të jetë në nivelin 3,5%, Ministri Bode siguroi se deficiti do të mbahet në kufijtë e 3,1% të PBB-së përgjatë 6-mujorit në vijim, ndërsa po ulet vazhdimisht kostoja e borxhit publik. Qeveria, nënvizoi ndër të tjera Ministri i Financave, sjell ambicien e saj për të stabilizuar parametrat makroekonomikë me qëllim krijimin e një klime të favorshme që nxit mbështetjen ndaj biznesit privat. Ai tha se, " nuk ka asnjë vështirësi në borxhin publik dhe s'ka probleme në kontraktimin e borxheve të reja". Ndryshimet në buxhet, sipas Ministrit të Financave favorizojnë mbështetjen e biznesit dhe ekonomisë reale përballë sfidave të krijuara nga kriza ekonomike globale. /s.d/a.s/
KOMENTE