English

Braçe akuza të ashpra në Kuvend: Vendi i kapur nga kriza, qeveritarët nga aferat

Tiranë, 19 korrik, NOA – Vendi është i kapur nga kriza e thellë ekonomike, të cilën qeveritarët nuk duan ta pranojnë, ndërsa ata vetë janë të kapur nga aferat dhe nga monopolet.

Me akuza të tilla të ashpra dhe duart e mbushura me letra dhe fakte, deputeti socialist, Erjon Braçe ka kundërshtuar sot nga foltorja e Kuvendit, draftin për buxhetin 2010, duke pohuar se shkurtimet që po bëhen brenda zërave të tij, tregojnë më së miri se Shqipëria gjendet në krizë, ndërsa shqiptarët në varfëri.

Duke kundërshtuar projektin e prezantuar pak më parë nga ministri i Financave, Bode në Kuvend, Braçe tha se po preket paratë e shqiptarëve, ndërsa numëroi më pas sesa mijëra euro dieta dhe rroga kanë përfituar qeveritarët vetëm në këtë vit.

Sipas tij, mbi 20 mijë euro janë përfitimet e Topallit dhe Berishës vetëm gjatë këtij viti, ndërsa akuzoi kryeministrin dhe qeverinë që ai drejton se po favorizon monopolet...(vijon).

n.e/NOA

KOMENTE