Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ekonomi - Hungari: Delegacionet E Be-Së Dhe Fmn-Së Do Të Vijnë Në Shtator
English

Ekonomi - Hungari: Delegacionet E Be-Së Dhe Fmn-Së Do Të Vijnë Në Shtator

BUDAPEST, 19 korrik /ATSH-AFP/ - Delegacionet e Fondit Monetar Ndërkombëtar, FMN dhe të Bashkimit Evropian, që u larguan të shtunën nga Hungaria pa marrëveshje me qeverinë konservatore lidhur me programin e saj të reformave për zvogëlimin e deficitit, do të rikthehen në shtator, njoftoi sot ministri i Ekonomisë, György Matolcsy. "Delegacionet e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe të Bashkimit Ndërkombëtar do të kthehen përsëri në Budapest në shtator dhe atëherë, do të arrijmë një marrëveshje, jam i sigurt për këtë", deklaroi Matolcsy në një intervistë për televizionin CNBC. Ministri këmbënguli gjithashtu në shprehjen "të lëna pezull" për sa u përket bisedimeve mes institucioneve dhe Budapestit duke shtuar se nuk mund të flitet për "dështim" të bisedimeve. "Qeveria e Viktor Orban është e motivuar për ta mbajtur deficitin publik në kuotën 3,8 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto për vitin 2010 dhe ta ulë atë në 3 për qind vitin e ardhshëm", shtoi ai. Sa për arsyet që i çuan dy institucionet të pezullojnë akordimin e kësteve të tjera të huasë prej 20 miliardë eurosh të akorduar në vitin 2008 dhe që skadon në fund të tetorit, ministri tha se përfaqësuesit e FMS-së dhe të BE-së e vlerësuan shumë të lartë taksën e parashikuar për bankat. Kjo taksë pritet të sjellë, sipas Budapestit 650 milionë euro. Sipas Matolcsy alternativa e vetme për këtë taksë mendohet të jetë një seri masash të tjera të rrepta ekonomike që do të kundërshtohen nga populli. Për sa i takon dobësimit të valutës kombëtare, forinta, dhe rritjes së kostos së kredive në tregjet e shkëmbimit, ministri nuk është i një mendimi me disa analistë të cilët shqetësohen sepse "Hungaria është ndër vendet e fundit të bllokut evropian për nga niveli i deficitit publik" Sot në mëngjes forinta ra në fillim të këmbimeve përballë euros në 289,18 HUF/EUR kundrejt 282,10 të premten në mbrëmje. Tregjet atëherë reaguan ndaj paralajmërimit të bërë në fundjavë nga FMN-ja dhe BE-ja qeverisë duke i kërkuar "vendime të vështira" për rimëkëmbjen e financave publike. Pas publikimit të intervistës së Matolcsy, forinta mori një vlerësim të lehtë duke u rritur në 287,60 HUF/EUR. /I.Pu.
KOMENTE