English

Gati seanca maratonë, Kuvendi do miratojë shkurtimet në buxhet

Tiranë, 19 korrik, NOA – Pritet të nisë pas pak seanca maratonë e Kuvendit, e cila është cilësuar si e tillë për shkak të diskutimeve të gjata që parashikohet të ketë rreth buxhetit 2010, i cili përmban shkurtime në mjaft zëra të tij.

Deputetët janë duke u grumbulluar në sallën e seancave plenare, ndërsa ministri i Financave, Ridvan Bode pritet që ta prezantojë atë në fjalën e tij, duke argumentuar edhe arsyet se përse duhet të kryhen shkurtimet brenda tij.

Nga an e saj, opozita e ka kundërshtuar uljen e shpenzimeve buxhetore, duke pohuar se kjo gjë do të krijojë vakuum në investime dhe shpenzime të domosdoshme publike.

Gjithsesi, ajo duket edhe e kënaqur me këtë fakt, pasi në njëfarë mënyre vlerëson se i doli fjala për vështirësitë me të cilat do të ndeshej buxheti i shtetit për shkak të uljes së të ardhurave brenda tij, por edhe të rritjes së ndjeshme të deficitit buxhetor ... (vijon).

n.e/NOA

KOMENTE