Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Greqi - Policia: Vrasja E Gazetarit Nuk Është Terrorizëm
English

Greqi - Policia: Vrasja E Gazetarit Nuk Është Terrorizëm

ATHINË, 19 korrik /ATSH-ANSA/ - Vrasja e gazetarit grek, Socrates Golias, mëngjesin e sotëm në Athinë, "nuk është kryer nga ndonjë organizatë terroriste", njoftoi sot policia, që duket e orientuar nga hipoteza e një vrasje lidhur me krimin e organizuar. "Deri tani të gjitha të dhënat që kemi mbledhur duket se e përjashtojnë hipotezën e një akti terrorist", deklaroi për ANSA një burim i policisë, i cili theksoi se në hetime nuk po marrin pjesë skuadrat e antiterrorizmit. Sipas avokatit të viktimës, cituar nga mediat, "Golias merrte çdo ditë kërcënime dhe kohët e fundit po shkruante për çështje të lidhura me korrupsionin dhe bashkëpunimet e mafies me bizneset". Golias u godit nga disa plumba të kalibrit nëntë milimetra, gjuajtur nga një armë automatike e llojit "Uzi" dhe policia gjeti në vendngjarje 21 gëzhoja. /e.v/
KOMENTE