English

Itali - Mjekët 24 Orë Në Grevë Kundër Reformës Financiare

ROMË, 19 korrik /ATSH-ANSA/ - Mjekët në të gjithë Italinë nisën mëngjesin e sotëm një grevë 24 orëshe kundër masave të ashpra të reformës financiare që është aprovuar nga qeveria. Në grevë janë futur edhe kryemjekët, veterinerët, punonjësit sanitarë dhe administrativë. Për shkak të grevës do të pezullohen 40 mijë ndërhyrje kirurgjikale dhe nuk do të zhvillohen me mijëra vizita. Megjithatë urgjencat mbeten të garantuara. "Jemi të detyruar të futemi në grevë para politikave sanitare që tregojnë indiferencë për vlerat e punës që profesionistët e shëndetësisë duhet të kryejnë çdo ditë në kushte gjithmonë e më të vështira", theksuan sot sindikatat. /e.v/
KOMENTE