Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kuvend-Bode:Ekonomia Shqiptare Nuk U Përfshi Nga Vorbulla E Krizës
English

Kuvend-Bode:Ekonomia Shqiptare Nuk U Përfshi Nga Vorbulla E Krizës

TIRANË, 19 Korrik/ATSH-A.Struga/.- Ministri i Financave Ridvan Bode deklaroi sot në Kuvend se ekonomia shqiptare nuk u përfshi në vorbullën e krizës ekonomike që përfshiu rajonin. Duke mbrojtjur ndryshimet në ligjin e buxhetit të shtetit 2010, ministir Bode theksoi se ekonomia shqiptare nuk u përfshi nga kriza globale falë politikave fiskale që ndodi qeveria shqiptare. "Ekonomia shqiptare nuk u përfshi në vorbullën e krizës, por përmes politikave nxitëse të përdorimit të stimujve fiskalë nga ana e qeverisë ajo performoi pozitivisht në dy vitet 2008-2009, duke përbërë jo vetëm një rast pozitiv në rajon, por duke krijuar një mundësi për të qeverinë që të garantojë fondet e nevojshme për lëvizje ekonomike pozitive në të ardhmen për të përshpejtuar këtë rritje ekonomike pozitive dhe mos lejuar financat e vendit që të shkojnë në një situatë të vështirë", u shpreh në seancë parlamentare ministri Bode. "Si rezultat, vijoi ai, Shqipëria ishte nga të paktat vende që shmangën rënien e ekonomisë në vitet 2008-2009. Në vitin 2009 ajo pati një rritje prej 3.3 %, ndërsa tremujori i parë i vitit 2010 pati një rritje prej 2.2 për qind, pas një periudhe stresi të fortë ekonomik të tremujorit të fundit 2009". Ministri shqiptar i Financave argumentoi sot në parlament se rishikimi i buxhetit nga qeveria synon të mbajë ritmet më të larta të mundshme të zhvillimit ekonomik të vendit, ndërkohë që kjo është e lidhur dhe me masat në kuadër të zhvillimeve në tregjet globale, si pasojë e krizës që po përjeton sot bota. /a.s/
KOMENTE