English

Lezha në protestë: 16-vjeçari që u vra në aksionin policor, ishte i pafajshëm

Lezhë, 19 korrik, NOA – Ndërsa pak kohë më parë, të rinjtë e qytetit të Lezhës do të dilnin në protesta qytetare kundër publikimit të përkatësisë seksuale të një djaloshi nga qyteti i tyre në një show televiziv, sot pasdite ata kanë protestuar në mbrojtje të djaloshit 16-vjeçar që mbeti i vrarë pardje në përpjekje me forcat policore.

Siç bën të ditur korrespondenti i agjencisë së Lajmeve NOA, mjaft qytetarë të qytetit verior kanë dalë me thirrjet për të gjetur vrasësin e viktimës me inicialet A.S, i cili u vra gjatë një aksioni policor.

Policia nga ana e saj ka dyshuar se ky person ishte njëri nga kërkuarit e shpallur prej saj për grabitjen e shtetasve malazezë disa ditë më parë.

E mdërsa ai po udhëtonte me makinën tip Benz me targa Tr 78 70 R, ai nuk ndaloi në postbllokun e parë e as në të dytin, e menjëherë paskëtaj, erdhi edhe kundërpërgjigjia e policisë, ku gjatë të shtënave gjeti vdekjen edhe i riu i lartpërmenduri.

Aksioni i policisë nisi pas identifikimit të dy grabitësve të disa malazezëve në një lokal në hyrje të Lezhës, ku persona të maskuar u grabitën atyre në autostradën Lezhë-Shkodër, rreth 20 mijë dollarë, dokumentet amerikane dhe makinën me të cilën udhëtonin.

Por e gjithë kjo skenë është kundërshtuar nga qytetarë të Lezhës, sipas të cilëve, 16-vjeçari i vrarë ishte i pafajshëm dhe ndaj duhen gjetur vrasësit e tij brenda radhëve të policisë, për t’i ndëshkuar për këtë akt të padrejtë të tyre.

n.e/NOA

KOMENTE