Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Lsi: Dialogu Pd-Ps Per Reformën Zgjedhore Të Jetë Pozitiv
English

Lsi: Dialogu Pd-Ps Per Reformën Zgjedhore Të Jetë Pozitiv

TIRANË, 19 Korrik/ATSH-A.Gegvataj/.- "Domosdoshmëria e reformës zgjedhore përfshirë dhe atë administrative për zgjedhjet e ardhshme është prioritet dhe besojmë që produkti i dialogut politik PD-PS të jetë pozitiv", deklaroi sot në një konferëncë për shtyp sekretari i përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama. Duke apeluar që të gjitha faktorët politik të angazhohen në realizmin e kodit të ri elektoral, Rama tha se "LSI ka qënë pro dialogut dhe arritjes së konsensusit në tryezën e dialogut politik". Përfaqësuesi i LSI-së nënvizoi se Kushtetuta e vëndit krijon mundësi për të gjetur zgjidhjen në respekt të saj dhe garanton domosdoshmërinë e transparencës". Rama theksoi se "dialogu PD-PS është fokusuar te komisioni i posaçëm parlamentar për hetimin e zgjedhjeve të kaluara dhe tek modalitetet e punës së këtij komisioni që është një aspekt për të cilin nuk kemi arsye të dyshojmë". "Përkundrazi shpresojmë dhe besojmë që produkti të jetë pozitiv dhe në të mirë të realizmit të asaj çfarë është edhe kërkesa e palëve", shtoi ai. Ndërsa i pyetur në lidhje me votimin në parlament të ligjit për SHISH nga deputetët e LSI-së, Luan Rama deklaroi se "LSI do të votojë të gjitha amendamentet në ligjin për shërbimin informative që janë mirëkonsultuar me NATO-n". Ai e cilësoi si proritet madhor të qeverisë bashkëpunimin dhe partneritetin e ngushtë të Shqipërisë me NATO-n për shërbimet inteligjente dhe luftën kundër terrorizmit duke shtuar se Shqipëria do vazhdojë përmbushjen e të gjitha angazhimit në kaudër të këtij partneriteti. Sekretari i përgjithsëm i LSI-së Luan Rama tha se "ndryshimet në projketligjin për SHISH duhet të realizohen në bashkëpunim dhe në konsulencë të ngushtë me aleancën pasi janë detyrime që burojnë nga angazhimet madhore që ka ndërmarrë Shqipëria". /f.n./
KOMENTE