English

Në gjendje kritike për jetën, 2 nga 10 të plagosurit në Spitalin Ushtarak

Tiranë, 19 korrik, NOA – Rrezik për jetën dhe situatë kritike për vazhdimësinë e saj, nga momenti në moment.

Kjo është gjendja që karakterizon aktualisht 2 nga 10 të plagosurit që gjenden në Spitalin Ushtarak, nga tragjedia e rëndë që ndodhi para dy ditësh në aksin Fushë Arrëz-Durrës.

Të mbërritur atje me plagë të rënda, ata aktualisht ndodhen në gjendje kritike për jetën, sipas pohimeve që bëhen nga mjekët e këtij institucioni spitalor, për agjencinë e Lajmeve NOA.

Konkrettisht, mësohet se është një fëmijë dhe një i rritur të cilët po ndiqen intensivisht në repartin e Renimacionit të Spitalit Ushtarak nga ana e ekipit mjekësor.

Ndërkaq, bëhet me dijeni se janë edhe dy të plagosur të tjerë në spitalin e Shkodrës, për të cilët mjekët thonë se rreziku kritik për jetën tashmë ka kaluar, por që gjithsesi, kanë nevojë për kujdesje nga ana e mjekëve.

n.e/NOA

KOMENTE