English

Olldashi: Brenda 6 Mujorit Të Parë Mpptt Ka Realizuar 80% Të Investimeve

TIRANË, 19 Korrik /ATSH/- Ministri i Punëve Publike, Transporteve dhe Telekomunikacionit Sokol Olldashi theksoi sot në Kuvend, se " brenda 6 mujorit të parë të këtij viti MPPTT ka realizuar 80% të investimeve gjatë vitit". Sipas tij, "rrugët nacionale që janë dhe portofoli kryesor i MPTT-së janë realizuar në masën e 85 % duke theksuar se, kemi ecuri të mirë të rrugës, Levan-Tepelenë, Levan-Vlorë, Sarandë-Konispol, të rrugës Plepa-Rrogozhinë, etj". Kreu i MPPTT-së, siguroi gjithashtu se, "ecuri mjaft të mirë ka edhe në rrugën e Arbrit në 2 lotet në vazhdim, etj". Duke u ndalur te ujësjellës-kanalizimet, ai tha se, "janë realizuar mbi 60 % të projekteve të ujësjellësave, duke permendur ujësjellësin e Durrësit dhe Kavajës, ujësjellësin e Kukësit që është drejt përfundimit, si edhe atë të Bajram Currit nga burimi i Valbonës, etj. Ndërsa përsa i përket kanalizimeve, tha Olldashi se ato janë ndertuar përgjatë zonave turistike duke filluar me Golemin, Korçën, Pogradecin etj. "Rritja prej 4.33 miliard lekësh na jep mundësinë të vazhdojmë 2 projektet me të rëndësishme siç është rruga Tiranë - Elbasan, loti i parë i së cilës do të prokurohet sot, dhe Boshti i jugut që është vepra më e rëndësishme infrastrukturore gjatë këtij mandati' tha ministri./s.d/f.n/
KOMENTE