English

Pasqyra E Shtypit Shqiptar

TIRANË, 19 Korrik ATSH/.- Më poshtë vijojnë disa nga titujt kryesorë të shtypit shqiptar të publikuara të hënën : Gazeta "Panorama" AMBASDORI I SHBA/ UIDHERS: MAXHORANCA PO RRËZON GJYQTARËT MË TË MIRË Intervistë eksluzive/Ambasadori i SHBA-së, në Tiranë, Xhon Uidhers, në një intervistë për gazetën "Pnaorama", flet mbi zhvillimet politike në vend vetëm pak kohë para se ai të largohet nga Shqipëria. Tituj të tjerë të kësaj gazete: Ekspertiza, Shoferi i autobusit humbi kontrollin Kërkoi divorc, eksekuton të fejuarin e motrës. Gazeta "Shqip" QEVERIA I SHKRUAN STRASBURGUT: NUK KEMI PARA PËR PRONAT Shteti nuk përballon dot shpenzimet që kërkon gjykata. Toro: Rezolutë nga Brukseli për pronat Tituj të tjerë të kësaj gazete: Tragjedia, për shkak të një rrebeshi të papritur. Dy kandidatë për kreun e Prokurorisë së Tiranës. Gazeta "Koha Jonë" AKSIDENTI FATAL, ZBARDHEN SHKAQET Nëntë familje në zonën e Pukës përcollën dje në banesën e fundit, 14 viktimat e tragjedisë rrugore. Tituj të tjerë të kësaj gazete: Hoxha: Humbësit e PS më 2005, të preferuarit e sotëm të Ramës. Durrës, mes kënaqësisë dhe zhurmës së kësaj vere. Gazeta "Shekulli" GJOBAT E MAKINAVE NUK DO TË SHUHEN Vendim/ Ligji i vjetër parashikonte shuarjen e gjobës nëse nuk paguhej brenda 24 muajve.Tani gjoba paguhet tërë jetën Tituj të tjerë të kësaj gazete: Pasagjerët :Si ra autobusi në greminë. "Gazeta Shqiptare" FAMILJA MUSTAFA, TË AFERMIT: 3 ARKIVOLE, 4 FEMIJE JETIME Tragjedia e Fushë-Arrëzit me 14 viktima, hapen dyert e mortit në veri, flasin familjarët. Tituj të tjerë të kësaj gazete: Otaku i Priftit: Ja si i bleva aksionet e "Fortis 2". Gazeta "Mapo" PAKT I GJERË PD-PS PARA 29 KORRIKUT Brukseli kërkon arritjen e një marrëveshje më të madhe se hetimi i zgjedhjeve, që përfshin reformën për zgjedhjet e ardhshme dhe votimin e ligjeve me 84 vota. Tituj të tjerë të kësaj gazete: President-PD, beteja për të sunduar drejtësinë. PS, frikë për ligjin e SHISH: Do na pezullojnë nga NATO./e.xh/
KOMENTE