English

Përdhunohet një vajzë e mitur në Durrës, policia arreston një 18 vjeçar

Durrës, 19 Korrik 2010 NOA – Një vajzë e mitur është përdhunuar nga një djalë të cilin policia tha sot e se e ka identifikuar dhe arrestuar pas denoncimit të të dëmtuarës.

Korrespondenti i agjencisë NOA raporton se është bërë ndalimi i Altin Beshirit, 18 vjeç, lindur e banues ne fshatin Kullë në Durrës, me arsim 8 klasë.

“Ndalimi tij u be për arsye se me date 11.07.2010, rreth orës 23.00, dyshohet se në fshatin Radë Durrës, në automjetin e tij, ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 17-vjeçare, banore e një fshati të rrethit Durrës”, - pohoi zyrtarisht policia lokale.

Ajo tha se materialet procedurale për veprën penale të marrëdhënieve seksuale me dhunë me të mitur iu kaluan për ndjekje Prokurorisë së Rrethit Durrës.

a.a/r.n/noa

KOMENTE