English

Peru, 42 fëmijë vdesin nga të ftohtit

Lima, 20 korrik 2010 NOA/ Rid Bulku - Një valë e ftohtë polare ka përfshirë pjesën jugore të Amerikës Latine. Për shkak të temperaturave të ulëta në ditët e fundit, 42 fëmijë nën moshën 5 vjeçare kanë vdekur në Peru, ndërsa në Argjentinë janë numëruar 11 viktima dhe dy në Uruguai.

Në rajonin peruan të Masocruz termometri ka arritur të shënojë -22 gradë. Në këtë zonë nuk është regjistruar kurrë një temperaturë kaq e ulët.

Vlera të tilla të termometrit janë shumë të rralla në këtë zonë. Rajoni i Amazonës është përfshirë nga një i ftohtë i rëndë, sidomos në qendrat e Iquitos, Pucallpa dhe Porto Maldonado, ku termometrit ra në 9 gradë, në krahasim me mesataren prej 25-30 gradë gjatë vitit.

Në Argjentinë, të vdekurit nga i ftohti janë të paktën njëmbëdhjetë, të deklaruar nga burime lokale, duke vënë në dukje se vala e stuhisë ka goditur vetëm veriun, pranë kufirit me Bolivinë, në Patagoni.

Në Uruguai janë numëruar dy viktima, ku mediat lokale, kanë bërë të ditur se vala e ftohtë është shkaktuar nga një qendër e presionit të lartë atmosferik që është në krahinën e Buenos Aires të Argjentinës.

r.b/NOA

KOMENTE