English

Plagoset rëndë nga një motoskaf 16-vjeçari në plazhin e Durrësit, lufton me vdekjen

Lexoni edhe: Asidenti me motoskaf, vdes i mituri, shkarkohet drejtori i Policisë Kufitare të DurrësitDurrës, 18 Korrik 2010 NOA – Në luftë me vdekjen gjendet në këto momente një djalë 16-vjeçar pasi duke qëndruar afër bregut në zonën e plazhit të DUrrësit u plagos rëndë nga një motoskaf i cili në mënyrë të papërgjegjshme drejtohej nga një i ri që bënte xhiro pranë plazhistëve.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur dje rreth orës 14.30, në zonën e plazhit ne Fshatin Rinia Durrës, në kohën kur 38-vjeçari Indrit Murati drejtonte një motoskaf, i papajisur me dëshmi aftësie, ka plagosur rëndë 16-vjeçarin P.M., banues ne Katund i Ri Durres, i cili në këtë kohë po lahej në det.

I dëmtuari ndodhet i shtruar në Spitalin e Durrësit në gjendje të rëndë shëndetësore, - bën të ditur korrespondenti i agjencisë NOA.

Në lidhje me ngjarjen, policia e Durrësit tha sot se u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Indrit Murati, i datëlindjes 10.01.1972, lindur e banues ne lagjen 18 Durrës.

Policia tha se materialet e para hetimore per veprën penale te plagosjes se rende me dashje dhe drejtimit te mjetit pa dëshmi aftësie iu kaluan për ndjekje Prokurorisë së Rrethit Durrës.

a.a/r.n/noa

KOMENTE