English

Shkurtimet në buxhet, vazhdon ende me debate seanca maratonë

Tiranë, 19 korrik, NOA Update – E nisur që nga ora 09.00 e paradites së sotme, po vazhdon ende seanca maratonë e Kuvendit me diskutime dhe debate rreth shkurtimeve të buxhetit 2010.

Deputetët e opozitës dhe ata të mazhorancës kanë shkëmbyer replika të ashpra me njëri-tjetrin edhe në këto orë të vona të mbrëmjes, duke mos rënë dakord me shifrat e shkurtimeve të zërave të ndryshëm të buxhetit të shtetit.

Ndërsa ministri i Financave, Ridvan Bode që prej paradites po e mbron këtë draft duke argumentuar edhe arsyet se përse duhet të kryhen shkurtimet brenda tij, deputetët e opozitës i kundërshtojnë ato, duke pohuar se do ta thellojnë edhe më shumë varfërinë e qytetarëve në vend.

Sipas tyre, pikërisht me anë të këtyre shkurtimeve, qeveria duhet të pranojë se në vend ka krizë ekonomike....(vijon).

n.e/NOA

KOMENTE