English

Soft News - Clinton: Para Se Të Vdes Do Të Ngjitem Në... Kilimanxharo!

VJENË, 19 korrik /ATSH-MIA/ - Një ndër dëshirat që ish-presidenti amerikan, Bill Clinton dëshiron të përmbushë përpara se të ndërrojë jetë është ngjitja në malin më të lartë të Afrikës, Kilimanxharo. "Para se të vdes, do të doja të ngjitja Kilimanxharon, para se të shkrihet bora në të si dhe të vrapoj në një garë maratone", deklaroi Clinton para pjesëmarrësve në konferencën ndërkombëtare kushtuar luftës kundër SIDA-s, që po zhvillohet në Vjenë. Ai theksoi se filmi i preferuar i tij është "The Bucket List", i Rob Raynerit, me aktorët Jack Nickolson dhe Morgan Freeman në rolet kryesore. Dy heronjtë e filmit, të cilët gjenden në fazën e vonshme të një sëmundjeje, së bashku bëjnë listën e gjërave që duan t'i bëjnë para se të vdesin dhe fillojnë me realizimin e tyre. "Së shpejti do të mbush 64 vjeç dhe mendoj se jam në moshën ku duhet të bëj një listë të tillë. Parimisht kam listën A dhe listën B, por e dyta përmban më pak gjëra", theksoi Clinton. Ai shtoi se para se gjithash do të donte të përjetonte gëzimin e nipërve nga vajza e tij Chelsea, e cila do të martohet së shpejti. "Do të doja të jetoj me bindjen se të gjithë nipërit në botë në një të ardhme jo të largët do të kenë mundësi t'i realizojnë ëndërrat e tyre dhe jo të vdesin para se të ndodhin ato", tha Clinton./ a.jor.
KOMENTE