Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sport-Futboll/ Dinamo, Me Mungesa Përballë Kampionëve Moldavë
English

Sport-Futboll/ Dinamo, Me Mungesa Përballë Kampionëve Moldavë

TIRANË, 19 korrik/ATSH-Gjergji Mima/ - Kampionia e e Shqipërisë Dinamo do të përballojë me një sërë problemesh kampionen e Moldavisë, Sherif Tiraspol, nesër në orën 20:00 në stadiumin kombëtar, "Qemal Stafa", në ndeshjen e kthimit për turin e dytë të Champions League. Arësye të ndryshme, brenda e jashtë sportit, e kanë shndërruar papritmas në një kalvar të vërtetë rrugën e Dinamos drejt raundit të tretë kualifikues në Champions League. Kampionët e Shqipërisë u kthyen nga Moldavia javën e kaluar me misionin e vështirë për të përmbysur humbjen 1-3, por tani situata është edhe më e rëndë se në fillim. Mungesës së Elis Bakajt, për shkak të kartonit të kuq të marrë në ndeshjen e parë, tani i shtohen edhe tri mungesa të tjera, që të gjitha shumë të rëndësishme. Igli Allmuça është i dëmtuar, Papa Diop nuk po stërvitet më me skuadrën dhe pritet të nënshkruajë për një tjetër ekip, ndërkohë që Gjergji Muzaka sapo ka pësuar një fatkeqësi familjare, ç'ka praktikisht e lë atë jashtë ndeshjes së kthimit me Sherifin. Pa u mësuar ende lajmi i keq për Muzakën, trajneri Luis Manuel Blanko kishte planifikuar aktivizimin e Alfredo Rafael Sozës në vend të Diopit dhe të Fatjon Sefës në vend të Bakajt. Putinçanin do ruante vendin në krahun e djathtë të mbrojtjes, me partnerë reparti Pishën, Malakarnen e Xhafën, si në Moldavi, ndërsa në mesfushë Soza do të radhitej prapa dy sulmuesve, Sefa e Martinena, duke pasur prapa krahëve të tij Garsian dhe në krahë Muzakën e Vilën. Tani Blankos do t'i duhet të bëjë modifikime të tjera dhe mundësia më e madhe është që ai të luajë me formacionin 4-3-3 nesër, duke rreshtuar Sefën në krahun e djathtë të sulmit, përkrah Sefës e Martinenës. Përkrah Garsias e Vilës në mesfushë do të jetë Putinçanin, i cili i hap vend në mbrojtje aktivizimit të Malotës. Lezhjani pritet të luajë në qendër, përkrah Pishës, ndërsa Malakarne spostohet në krahun e majtë, ku në Moldavi luajti Xhafa. Ky i fundit do të zërë vendin e serbit në krahun e djathtë të mbrojtjes, i cili është edhe vendi i tij i preferuar. Në këtë mënyrë, përveç rezultatit, Dinamos do t'i duhet të luftojë edhe me ndryshimet e shumta brenda vetes. Koha është shumë e shkurtër për të perfeksionuar skemat, megjithatë bëhet fjalë për lojtarë me përvojë, çka është një mundësi më tepër frymëmarrje për Blankon. Kundërshtarët e Dinamos, Sherif Tiraspol mbërritën mesditën e sotme në Shqipëri dhe pasi janë akomoduar në hotel "Sheraton" pritet të zhvillojnë një seancë stërvitore në stadiumin "Qemal Stafa" në orën 18:00./a.s/
KOMENTE