Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vrasja Në Laprakë, Shpërblim Për Vendodhjen E Autorit
English

Vrasja Në Laprakë, Shpërblim Për Vendodhjen E Autorit

TIRANË, 19 Korrik /ATSH-M.Shkurta/.- Policia e kryeqytetit ka vënë në dispozion 5 mijë euro për çdo informacion për vendndodhjen e autorit të vrasjes së mbrëmshme, në një lokal në rrugën "Don Bosko", në afërsi të Spitalit Ushtarak, Tiranë, kur një i ri u qëllua me armë zjarri në kokë rreth orës 21.30 të mbrëmjes. Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë, të cilët pas mbledhjes së të dhënave dhe kryerjes së ekspertizës, njoftuan se viktima quhet Gëzim Marku dhe se ai është qëlluar me armë zjarrë nga Artur Meçi, shtetas i cili është shpallur në kërkim. Mendohet se viktima ka qenë i ulur në një tavolinë me shtetasin Marku dhe motrën e këtij të fundit, ku dhe dyshohet se është ekzekutuar nga një distancë e afërt pas një debati gjatë të cilit mendohet që viktima Marku i ka premtuar so do të fejohet me motrën e Meçit. Policia shoqëroi motrën e autorit të kësaj ngjarjeje të rëndë, për të dhënë sqarime të mëtejshme, ndërsa shtetasi Artur Meçi është shpallur në kërkim. Gjithashtu, në polici janë shoqëruar punonjësit e lokalit, klientë dhe dëshmitarë të rastit . Mësohet se është duke u negociuar me familjarët e autorit, që ky i fundit të dorëzohet në polici. /f.n/
KOMENTE