Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Brukseli Përgatit Strategjinë Për Sigurinë E Brendshme Të Be-Së
English

Brukseli Përgatit Strategjinë Për Sigurinë E Brendshme Të Be-Së

BRUKSEL, 20 korrik /ATSH-AFP/ - Bashkimi Evropian vazhdon të jetë nën kërcënimin e atentateve terroriste dhe duhet t'i jepet prioritet parandalimit të tyre në sajë të një koordinimi më të mirë të shkëmbimeve të informacionit, konfirmoi sot komisionerja e ngarkuar për Sigurinë, Cecilia Malmstrom. "Bashkimi Evropian ka qenë shpesh i detyruar të reagojë për atentatet dhe masat e marra nuk kanë qene efikase'', theksoi ajo në një konferencë shtypi. Malmstrom theksoi se ''do të prezantojë në vjeshtë një strategji për sigurinë e Brendshme të Bashkimit Evropian''. "Numri i atentateve dhe arrestimeve të terroristëve ka qenë në ulje, por propaganda dhe përgatitjet duan kohë dhe Bashkimi Evropian duhet, përveç të tjerash, t'i bëjë ballë një terrorizmi që i ka rrënjët evropiane'', nënvizoi ajo. "Për këto arsye, Bashkimi Evropian duhet të rrisë kapacitetet e veprimit dhe të reagimit'', shtoi ajo. ''Evropianët duhet të luftojnë në disa fronte, propaganda, radikalizimi, rekrutimi nga njëra anë dhe financimi i terrorizmit nga ana tjetër dhe në fund kërcënimet kimike, biologjike dhe bërthamore'', theksoi Malmstrom./ /ec/
KOMENTE