Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Caritasi Shqiptar Ndihmon Fëmijët Jetimë Të Tragjedisë Së Gjegjanit
English

Caritasi Shqiptar Ndihmon Fëmijët Jetimë Të Tragjedisë Së Gjegjanit

TIRANË, 20 Korrik/ATSH, A.Gegvataj/.- Caritasi Shqiptar ofroi sot për fëmijët e mbetur jetimë nga tragjedia e Gjegjanit një ndihmë financiare me një pagesë mujore për dy vite me radhë. Në një deklaratë për shtyp, drejtori i Caritas-it Shqiptar Albert P. Nikolla, pasi shprehu ngushëllimet për familjet e viktimave të kësaj tragjedie, tha se "nëpërmjet adoptimit në distancë do të ofrojmë për fëmijët një pagesë mujore për dy vite që do të kontribuojë në plotësimin e nevojave ekonomike të tyre". Ai theksoi se "jetimëve të kësaj tragjedie do t'iu ofrohet edhe asistencë psiko-sociale për t'i ndihmuar që të kalojnë traumën që tragjedi të tilla shkaktojnë". Pasditen e 17 korrikut në aksin rrugor Gjegjan-Fushë Arrëz një autobus pasagjerësh u aksidentua, duke shkaktuar vdekjen e 14 personave dhe plagosjen e 12 të tjerëve, mes tyre dhe fëmijë. /a.s/
KOMENTE