Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Duhani, 1 në 6 nxënës nëpër shkolla është konsumator
English

Duhani, 1 në 6 nxënës nëpër shkolla është konsumator

Tiranë, 20 Korrik 2010 NOA – Të paktën një në çdo gjashtë djem dhe vajza në shkollat e mesme dhe nëntëvjeçare të vendit janë konsumatorë të duhanit.

Faktin alarmues e publikon Instituti i Shëndetit Publik që jep dhe këshillat si duhet t’i qëndrohet larg këtij vesi me rrezik për shëndetin.

Shifrat janë pjesë e një studimi që ka kryer së fundi Shëndetit Publik ku ka rezultuar se 16 për qind e nxënësve të shkollave të mesme dhe atyre të sistemit 9-vjeçar janë përdorues të duhanit.

Për më tepër, veç tyre, janë dhe 16.8 për qind e nxënësve që pohojnë se kanë në plan ta nisin cigaren.

Studimi tregoi se për këtë moshë të rinisë së hershme, pirja e duhanit nuk është ndonjë gjë e dëmshme.

“Të rinjtë dhe adoleshentët mendojnë se duhani është më pak i dëmshëm se veset e tjera dhe se një paketë cigare nuk sjell ndonjë dëm të madh”, - pohon studimi i ISHP.

“Nga të dhënat e studimit del se 8 në 10 nxënës jetojnë në shtëpi ku të tjerët pinë duhan në praninë e tyre”, - evidenton ISHP.

Kurse shton se “mbi 9 në 10 nxënës janë të ekspozuar nga duhanpirja në mjediset publike”.

Nga ana tjetër, të paktën gjysma e nxënësve të shkollave kanë prindër që janë konsumatorë të duhanit.

Kurse shifrat e përgjithshme kombëtare dhe të BE, flasin edhe për më keq: “Duhanpirja në Shqipëri arri në masën 39 për qind kundrejt 28. 6 për qind që ajo është në vendet e Bashkimit Evropian. Pirja e duhanit konstatohet se është më e lartë te meshkujt sesa te femrat, përkatësisht 60 për qind, kundrejt 18 për qind”.

r.n/NOA

KOMENTE