Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Fier:Shuhet Plotësisht Zjarri Në Depozitat E Naftës
English

Fier:Shuhet Plotësisht Zjarri Në Depozitat E Naftës

TIRANË, 20 Korrik/ATSH-Rrapo Isufaj/.- Zjarri i fuqishëm që shpërtheu pak pas mesditës së sotme (rreth orës 12.35 minuta) në depozitat e naftës (solar) të kompanisë private "Çilotaj", ku si pasojë u dogjën 5 autobote me solar dhe 1 çisternë me kapacitet 50 mijë litra, tashmë është shuar plotësisht. Sipas të dhënave zyrtare, 11 mjetet zjarrfikëse të ardhura nga Fieri, Lushnja dhe Mallkastra, dhe kompanitë ARMO dhe Albpetrol, tashmë janë larguar nga vendngjarja duke lënë aty një mjet të vetëm. Falë ndërhyrjes në kohë të reparteve zjarrfikës, tre çisternat e tjera të parkuara aty pranë, i shpëtuan përfshirjes nga flakët. Kjo dhe për faktin se era frynte në kah të kundërt duke mos i favorizuar flakët e fuqishme. Burime policore thonë se ende deri tani nuk ka një pistë të saktë për rënien e këtij zjarri dhe as të dhëna për dëmet e shkaktuara. Grupi "Çilotaj", me qendër në autostradën Fier-Lushnje, në kilometrin e tretë, operon në disa fusha ekonomike, si në ndërtim, aktivitet në përpunim solari për shtrim rrugësh, tregti hekuri, profile të ndryshme metalike, për materiale ndërtimi me shumicë, pije dhe të tjera mallra industriale. Depozitat e hidrokarbureve të grupit "Çilotaj" janë montuar rreth 1,5 km larg rrugës kryesore, në periferi të fshatit Mbrostar vetëm 4 km larg Fierit./a.s/
KOMENTE