English

Fier:Vjedhja Dhe Përvetësimi I Parave, Në Pranga 48 Vjeçari

FIER, 20 Korrik /ATSH/.- Nën akuzën e "vjedhjes" dhe "përvetësimit të parave dhe mallrave të vjedhura", një 48-vjeçar përfundoi sot në prangat e Policisë. Burime zyrtare të Policisë së Fierit, bënë të ditur të martën për ATSH-në se, shtetasi Halit Kajlica, i padënuar më parë, u arrestua mbrëmjen e së hënës, ndërsa policia gjeti në pikën e tij të grumbullimit të skrapit, një mjet të vjedhur, me targë FR 7519 C në pronësi të shtetasit Xh.V. Gjithashtu, në kërkim nga Policia e këtij qyteti është shpallur dhe 37 vjeçari Leonard Tafa, banues ne Fier, i dyshuar si autor i vjedhjes së mjetit të mësipërm. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier për veprat penale "vjedhje" dhe "përvetesim i parave ose mallrave te vjedhur"./m.sh/a.s/
KOMENTE