Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Gener 2, Do Te Rrise Investimet Per Shfrytezimin Minerar
English

Gener 2, Do Te Rrise Investimet Per Shfrytezimin Minerar

TIRANE, 20 Korrik /ATSH-E.Xhajanka/- Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese miratoi sot projektligjin "për disa shtesa dhe ndryshime në "Marrëveshjen minerare të shfrytëzimit ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës, e shoqërisë "GENER- 2", dhe ndryshimin e destinacionit të tokës bujqësore, të përcaktuar në këtë marrëveshje në tokë për shfrytëzim minerar". Shoqëria "Gener 2" ka lidhur me Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës marrëveshjen e shfrytëzimit minerar, e cila parashikon zhvillimin e infrastrukturës së duhur nga zotëruesi i lejes minerare për të mundësuar investimin për ngritjen dhe vënien në funksionim të fabrikave për prodhimin e çimentos dhe të tullave të lehtësuara. Sipas relacionit shoqërues parashikohet një rivendosje e afateve kohore për zbatimin e investimit për shkak të vonesave të hasura nga firma dhe përcakton sipërfaqen në të cilën do të shtrihet ky investim. Ndërkohë që ndryshimet në projektligj parashikojnë edhe heqjen nga fondi pyjor dhe nga fondi i kullotave i sipërfaqes që do të shfrytëzohet. /a.s/
KOMENTE