English

Gjermani, 2 milionë vetë në këmbë në autostradë (VIDEO)

Gjermani, 21 Korrik 2010 NOA - Rreth 2 milion gjermanë janë lënë të ecin përgjatë 60 kilometrave të autostradave më të dendura per nga trafiku në Gjermani.

Ngjarja lidhet me caktimin e Essen, si Kryeqyteti i Kulturës 2010. Sipas organizatorëve, në mëngjes ka pasur 1.6 milionë këmbësorë dhe 450 mijë çiklistë në shtrirje të autostradës nr 440 e cila është bllokuar për 30 orë.

Ideja, është ajo për t’i dhënë gjallëri autostradës Dortmund-Duisburg duke vënë në skenë momente të jetës së përditshme dhe të kulturës gjermane.

r.b/NOA

{youtube}mmBEioU-Sw8{/youtube}

KOMENTE