English

Gramsh: Asgjesohen 60 Rrenje Bime Narkotike Canabis Sattiva

GRAMSH, 20 Korrik/ATSH-Miranda Sadiku /.- Seksioni kundër lëndëve narkotike në Drejtorinë e Policisë së Qarkut të Elbasanit pasi i sekuestroi, asgjësoi rreth 60 rrënjë bimë narkotike kanabis sattiva. Zëdhënësja e Policisë, Valbona Begu tha për mediat, se "seksioni i luftës kundër narkotikëve ka gjetur dhe asgjesuar në vendin e quajtur "Fusha e Vogël" në qytetin e Gramshit, 60 bimë narkotike canabis sattiva, të mbjella në një pronë shtetërore në administrimin e Ndërmarrjes Pyjore Gramsh". Mësohet se Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e personave, të cilët kanë mbjellë lëndën narkotike në pronën shtetërore. /a.ke/
KOMENTE