English

Gramsh: Mbyten Në Rezervuar Dy Të Rinjtë, Polumbarët Nisin Kërkimet

GRAMSH, 20 Korrik/ATSH-Miranda Sadiku /.- Dy të rinj janë mbytur mesditën e sotme teksa laheshin në rezervuarin e fshatit. Zëdhënësja e Policisë, Valbona Begu pohoi sot për mediat se, "dy të rinjtë Elton Duzha 21 vjeç, banor i fshatit Tërvol të komunës Pishaj, në rrethin e Gramshit, si dhe Mariglen Kullolli me banim në rrethin e Gramshit janë gjetur të mbytur ditën e sotme teksa laheshin në rezevruarin e fshatit Tërvol". Banorë të zonës menjëherë kanë lajmëruar Policinë e cila është ndodhur në vendin e ngjarjes dhe bashkë me ta kanë nisur kërkimet për gjetjen e dy trupave të të rinjve. Mësohet se në ndihmë të banorëve kanë shkuar edhe pëlumbarët me qëllim gjetjen e trupave të pajetë të dy të rinjëve. /a.s/
KOMENTE