English

Indi - Një Diplomate Akuzohet Për Spiunazh Në Favor Të Pakistanit

NJU DELHI, 20 korrik /ATSH-AFP/ - Një diplomate indiane e dyshuar për spiunazh për llogari të Pakistanit dhe e arrestuar në fund të prillit u akuzua sot në kuadrin e një ligji lidhur me sekretet shtetërore, njoftoi policia. Madhuri Gupta, e cila punonte në ambasadën e Indisë në Islamabad që prej rreth tre vjetëve, u akuzua për shkeljen e tre neneve të këtij ligji, njoftojnë burime policore. Gupta, e cila punonte në shërbimin e shtypit dhe të informacionit, dyshohet se ka mbajtur kontakte me pakistanezë dhe u ka transmetuar atyre informacione që vinin nga shefi i shërbimit indian të zbulimit, për kërkime dhe analiza në Islamabad. /I.Pu.
KOMENTE