English

Inter, për Maicon dhe Balottelin janë 48 orë të rëndësishme

Itali, 21 Korrik 2010 NOA – Vetëm 48 orë: kjo është koha për të cilën ekipi i Realit të Madridit do të bëjë sulmin e fundit kundrejt Maicon.

Kështu me sa duket Murinjo nuk ka hequr aspak dorë nga mbrojtësi i krahut i zikaltërve, i cili ende mbetet në dëshirat kryesore të portugezit për ta sjellë në Madrid.

Oferta e madrilenëve është ndalur në 23 milionë, ndërsa Interi kërkon të paktën 30 milionë euro.

Tashmë mbetet vetëm për të pritur se çfarë do të ndodhë në orët në vazhdim.

Krahas Maicon, këto dy ditë do të jenë tepër të rëndësishme dhe për Balotellin, i cili i intereson klubeve angleze, të Manchester City dhe United.

Kështu drejtuesit e Interit janë në pritjeje të një oferte e cila do të kapë shifrën e 35 milionë eurove, pasi siç ka pohuar vetë Morrati, lojtarët do të largohen vetëm në rast ofertash fitimprurëse.

r.b/NOA

KOMENTE