English

“Jetë të marra peng”, në Teatrin e Metropolit

Tiranë, 20 Korrik, NOA – “Jetë të marra peng” është romani i ri i shkrimtarit Viktor Canosinaj, një roman kushtuar dashurisë së një burri të krishterë për një grua myslimane në pashallëkun ekzotik të Ali Pashë Tepelenës.

Alfonso, arkitekti i të gjitha mureve të fortesave të pashallëkut të Janinës dhe Velka, vajza myslimane që jeton brenda katër mureve të shtëpisë së saj pa pasur të drejtën t’i kalojë as edhe për një çast, fati e do të që të dashurohen.

Figura të tilla historike si Ali Pashë Tepelena, i biri i tij Mehmet efendiu, Frosina e Janinës apo Thanas Vaja janë personazhe të këtij libri, duke i dhënë romanit edhe një përmasë tjetër, atë historike.

Fati i tyre ndërthuret dhe përcakton edhe fatin e personazheve të këtij romani.

Alfonso dhe Velka, dy të dashuruar të guximshëm por jo të paprekshëm nga zemërimi i turmës apo i Pashait të Janinës, që i përndjek për t’i çuar aty ku të tjerët kanë paracaktuar.

Dashuria e dlirë në disa raste apo homo-seksualiteti i disa personazheve të tjerë të këtij libri, bashkëjetojnë me tragjizmin.

Muret që i ndanë por edhe i bashkuan këta personazhe në kohë të tjera të largëta, muret realë dhe imagjinarë që ata guxuan të kapërcejnë duket sikur kanë ngelur ende të patrazuar qoftë edhe nga kalimi i kohës, jetët e tyre veç për arsye të mosarsyes ndodhi që u flijuan për t'i mbajtur në këmbë.

n.e/NOA

KOMENTE