Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kina Bëhet Konsumatori Më I Madh I Energjisë Në Botë
English

Kina Bëhet Konsumatori Më I Madh I Energjisë Në Botë

PEKIN, 20 korrik /ATSH-AFP/ - Kina u bë vendi i parë në botë për sa i përket konsumit të energjisë, duke lënë pas Shtetet e Bashkuara, njoftoi "Financial Times", që citon një zyrtar të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, AIE. Vendi aziatik la në vend të dytë Shtetet e Bashkuara më shpejt nga sa parashikohej, por ai është akoma pas amerikanëve për sa i përket konsumit për banor, vazhdon e përditshmja. Sipas AIE-s, e cituar nga gazeta, Kina ka konsumuar në vitin 2009 2,252 miliard tonë naftë, ose rreth 4 për qind më tepër se Shtetet e Bashkuara "Në vitin 2000, Shtetet e Bashkuara kanë konumuar dy herë më tepër energji se sa Kina. Tani, Kina konsumon më tepër se Shtetet e Bashkuara", deklaroi kryeekonomisti i AIE-s, Fatih Birol, i cituar nga "Financial Times". "Shtetet e Bashkuara kanë arritur në një pikë ngopjeje për përdorimin e energjisë, por janë bërë edhe shumë përpjekje, sidomos që prej vitit 2005, për përdorimin e energjisë në mënyrë më të efektshme", deklaroi Birol. AIE, një organizëm këshillimi ndërkombëtar për energjinë, shtoi se shifrat janë ende paraprake, por tendenca është përcaktuar. Vitet e fundit, Kina ka ndërmarrë një politikë voluntariste për të siguruar furnizimin e saj me energji ndërkohë që rritja e ekonomisë është një nga më të mëdhatë në botë. Vitin e kaluar, Pekini, ndotësi më i madh në botë, ka njoftuar, përpara samitit të Kopenhagës për ndryshimin e klimës, vullnetin për të vazhduar politikën e përmirësimit të efektshmërisë energjetike dhe për të zvogëluar intensitetin e gazeve serrë nga 40 në 45 për qind në vitin 2020 në krahasim me nivelin e vitit 2005. Birol bëri të ditur për "Financial Times" se nëse Shtetet e Bashkuara kanë përmirësuar efektshmërinë e tyre energjetike me 2,5 për qind në vit këto 10 vitet e fundit, Kina ka patur një përmirësim prej 1,7 për qind në vit. Kina parashikon gjithashtu të rrisë burimet e saj të energjisë, duke u varur ende më tepër se 70 për qind nga qymyri. /I.Pu.
KOMENTE